Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar

Pas restaurimit të filmit artistik  "Nëntori i dytë", të njëjtin fat do të kenë edhe shumë filma të tjerë të vjetër të cilët kanë nevojë urgjente për ndërhyrje. Ky ka qenë premtimi i Drejtoreshës së AQSHF Elvira Diamanti në një konferencë për shtyp,  ku janë ofruar detaje në lidhje me restaurimin e  filmit  “Nëntori i Dytë”  i cili hapi edicionin e Festivalit të  13 të Filmit shqiptar. Filmat  të cilat mund t'i nënshtrohen restaurimit janë "Ballë për ballë", "Liri a Vdekje", “Vajzat me kordele të kuqe" "Në shtëpinë tonë" etj..Ndërsa specialistja amerikane e arkivave Regina Longo ka dhënë  detaje të mëtejshme  në lidhje me  restaurimin e filmit. Ajo tha se ky projekt do të vazhdoje hap pas hapi edhe me filma të tjerë.Gjithashtu, në një tjetar konferencë për shtyp , Regjisori Roland Sejko  ka sjellë detajet e premierën botërore të filmit dokumentar" Anija" e cila është shfaur në natën e parë të festivalit.   Filmi mbi atë që është quajtur "Eksodi i shqiptarëve" rrëfimi i një udhëtimi, anijesh dhe njerëzish, i cili shërben për rindërtimin e tre eksodeve të mëdha të shqiptarëve në udhëtimin e vet përpara mbërritjes në Itali.Ndërkohë dita e dytë e këtij festivali ka shfaqur për kënaqësinë e publikut premirën  e filmit dokumentar " 100 vjet me Himnin e Flamurit" me regjizor Petrit Ruka.Festivali i 13 i Filmit Shqiptar  vijon deri më datën 9 nëntor ku do të prezantohen krijimet më të mira të pesëviteve të fundit të kinematografisë shqiptare: filma artistikë të metrazhit të gjatë,të shkurtër, dokumentarë dhe vizatimorë.