Historia e Francës, Italisë dhe e Spanjës në libraritë e kryeqytetit
Janë tre vepra të rëndësishme që lidhen ngushtë me histografinë europiane të cilat i shtohen vitrinës së librit këtë javë të parë të muajit të pavarësisë. Bëhet fjalë pikërisht për tre botime të rëndësishme që janë Historia e Francës që mban autorësinë e Zhorzh Dubu, Historia e Italisë nga Pierre Milza dhe Historia e Spanjës që mban firmën e dy historianëve të shquar Fernando Garcia de Cortazar dhe Jose Manuel Gonzales Vegas.Sipas Botuesit Petrit Ymeri këto vepra pasurojnë botimet për për njohjen e historisë së popujve dhe shteteve.Gjithashtu, në këtë muaj të rëndësishëm nuk kanë munguar librat kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë , duke sjellë figura të shquara, histori, dokumente… të cilat vazhdojnë të mbajnë gjallë stendat e librarive në kryeqytet."Plaku i Butkës"një tjetër botim i cili sjell me kujdes jetën dhe veprën e Sali Butkës, gërshetuar me ngjarjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare e demokratike të çerekut të parë të shekulltit të XX ."Historia e Shqiptarëve " nën penën e autorëve të huaj sjell të përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në ShqipëriE një zhanri më ndryshe vjen Libri “Lumturia e Frikës”, rrëfimi filozofik i autorit Robert Prifti. Ndryshe nga librat e mëparshëm të autorit, kjo vepër vjen me personazhe të nxjerra nga vetëdija, janë ideorë, koncepte abstrakte.Për ti vënë kurorën botimeve të kësaj jave, autori Pirro Stefa sjell qyetetin bregdetar dhe të pasur historik dhe kulturor Vlorën me 18 ese dhe 320 harta gravura, dokumente, skica, vizatime, foto të vjetra për Vlorën deri në fund të viteve 80 të shek XX .