Deputetet e PS-së tur në rrethe, prezantojnë programin

Deputetët e PS-së shpërndahen në të  gjithë vendin për të prezantuar programin e PS-së për bujqësinë.Luiza Xhuvani dhe Arta Dade  kanë ndarë me fermerët  vizionin e socialistëve për të rijetësimin e këtij sektori.Deputetja Xhuvani ka qenë në zonën e Konspolit, ku ajo vizitoi plantacionet e agrumeve në fshatrat Xarrë dhe Shkalë duke premtuar 5 fishim të investimeve në bujqësi me ardhjen e socialistëve në pushtet.Ndërsa deputetja Arta Dade është ndalur në fshtrat e Gjirokastrës ku ëshjtë njohur me shqetësimet e blegtorëve.Ajo siguroi se programi i PS-së për një rilindje shqiptare do ti japë fund situatës së vështirë në të cilën ata ndodhen.Edhe deputeti sociast Eduard Shalsi u ndal në Fier për tu njohur me problemet e fermerëve të zonës.