Berisha inaguron HEC-in e Lapajt: Kjo nismë jetike për energjinë
Kryeministri, Sali Berisha ka inaguruar sot Hidrocentralin e Lapajt në Bushtricë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi se ndërtimin i kësaj vepre hidrike është një sukses i madh i politikës së kësaj mazhorance për shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon. “Kjo nismë, është jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë”theksoi BerishaMë tej, Kryeministri u ndal në masat lehtësuese që ka ndërmarrë qeveria për investitorët, duke hequr TVSH-në për makineritë që importojnë, si dhe për çimenton e hekurin që përdoret në ndërtimin e veprave hidroenergjetike. “Ju e ndërtuat këtë hidrocentral në një kuadër të caktuar ligjor, por të gjitha veprat e tjera ju do t’i ndërtoni me një kosto rreth 20 përqind më të ulët”, tha Kryeministri Berisha.Duke u ndalur në krizën që ka përfshirë Evropën dhe vende të tjera të zhvilluara, Kryeministri u shpreh se rruga më e sigurt për tu mbrojtur nga pasojat e saj është inkurajimi dhe mbështetja e investitorëve.Ndërtimi i Hidrocentralit, i cili përdor ujë nga lumi i Bushtricës, filloi në prill të vitit 2008 dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 Megavat, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 Mwh. Investimi i përgjithshëm i mbështetur nga grupi italian dhe partnerëve të saj shqiptarë ishte rreth 15 milionë euro.Hidrocentrali ka një fuqi te kontraktuar 12.6 Megavat dhe një fuqi te instaluar prej 15 Megavat. Ai është i një teknologjie me kanal prej 3 km. Hidrocentrali tashme ka filluar prodhimin.Në këtë kaskade do të ndërtohen dhe 6 hidrocentrale të tjerë, dhe fuqia totale e tyre do të jetë për më shume se 50 Megavat, të cilat gjithashtu do te jene rezultat i investitorëve vendore dhe italian.