Vrasja te gjykata e Tiranës, gruaja e viktimës e dënuar për dhunë në familje

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, duke folur nga vendi ku një person u vra dhe u plagos avokati i tij, njoftoi arrestimin e autorit të krimit, Mexhit Picari.

"Sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë në një lokal këtu. Është vrarë një person që ka qenë proces divorci me bashkëshorten e vet. I ati i vajzës është autori.Si rezultat i kontrolleve të shpejta u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në drejtorinë e policisë së Tiranës".

Jaupaj sqaroi se viktima Kudret Saliaj ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij,  e cila ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.

"Po bëheshin seancat për divorc dhe babai ka goditur ish-dhëndrin e vet".

Ora News mëson se Dhurata Saliaj jo vetëm ishte arrestuar, por ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës në 11 maj të këtij viti me 1 vit e 4 muaj burg për dhunë në familje.

Ndërkohë babai i saj, Mexhit Picari, autori i vrasjes së dhëndrit dhe plagosjes së avokatit Cama, është ish-efektiv i policisë së burgjeve i dalë në reformë.

Padia për divorcin e çiftit ishte regjistruar në nëntor të vitit të shkuar.

Vrasja te gjykata e Tiranës, gruaja e viktimës e dënuar për