"Duhet të kujdesem për fëmijët!" Apeli nuk pranon kërkesën e ish-gjyqtares, Enkelejda Hoxha, mbetet në burg
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 4 Qershor 2021, 10:41
Ish-gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës për lirim nga burgu.
Hoxha kërkoi masë më të butë me pretendimet se ajo do të kujdeset për vajzën e saj te mitur dhe djalin e saj me autizëm.
Por gjykata rrëzoi kërkesën e saj duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK për "arrest me burg".
Ish-gjyqtarja u arrestua nga SPAK me akuzën për lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.
Po kultivonin kanabis në një zonë pyjore, dy të arrestuar në Finiq
4 Qershor, 10:09
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi "arrest me burg" për të.
Ndërkohë, rreth dy muaj më parë KLGJ pranoi kërksën e ILD për shkarkimin nga detyra të magjistrates.

