Punëtori i mitur ju rrëzua nga ndërtesa ku punonte, procedohet penalisht 34-vjeçari

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 34-vjeçar në lidhje me rrëzimin nga lartësia të 17-vjeçarit K.Kaleminjë ditë më parë.

"Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. R., 34 vjeç, banues në Delvinë, pasi ditën e djeshme, punëtori i tij, shtetasi K. K, është rrezuar duke kryer punime në një ndërtesë, në Ksamil". 

34-vjeçari akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

17-vjeçari besohet të jetë rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal ai është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.