Atentati ndaj Shkëlzen Velajt/ Autori me kapele e maskë të zezë, 2 automatikë në makinën e djegur

Ekzekutori i 42 vjeçarit Altin (Shkëlzen )Velaj, mbrëmjen e 2 qershorit 2021 në derë të banesës së tij në Vlorë, mund të jetë kryer nga një person i vetëm i cili është ndihmuar nga të paktën dy të tjerë.

Vrasësi mbante në kokë kapele dhe maskë të zezë anti kovid dhe pasi u zbulua e ndoqi objektin me kallashnikov në dorë nga para pallatit ku Velaj la makinën e ndezur.

Nga kati i katërt qëlloi me breshëri plumbash ndaj 42 vjeçarit që kishte mbërritur në derën e banesës së tij një kat më lart dhe thërriste të emën ti hapte derën.

Shkëlzen Velaj mori rreth 15 plumba në trup, të cilat i shkaktuan vdekjen në Spital.

Autori ka zbritur sërish me armë në dorë dhe pranë pallatit e priste makina tip BMË, ku dyshohet se e prisnin edhe dy persona të tjerë.

Automjeti u dogj 20 minuta pas krimit në fshatin Risili dhe brenda saj u zbuluan dy armë zjarri Kallashnikov, të cilët janë dërguar për ekspertizë.

Prej aty ata humbën gjurmët dhe pavarësisht kontrolleve nga forcat Speciale RENEA që u përqëndruan në Selenicë por ende nuk ka zyrtarisht asnjë të dyshuar në pranga.

Vrasja e Shkëlzen Velaj dyshohet se është një krim me pagesë ndërsa motivet që qëndrojnë pas besohet se janë përplasjet e vjetra mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar.

Ai ishte vëllai i Ardi Velaj, i vrarë në atë që njihet si masakrën e Çoles, ngjarje e 7 prillit 2015 ku u ekzekutuan edhe Albi Limaj e Haki Rakipi.

Për krimin u dënuan Aleksandër Llanaj, me burgim të përjetshëm, si edhe Bertil Aliaj e Ani Begaj me nga 35 vjet burgim.