Humbën duke eksplorua nga Valbona drejt Thethit, gjenden dy turistët

Turistë  të huaj, një rus dhe një suedez, janë gjetur shëndosh e mirë pas disa orë kërkimesh nga policia dhe efektivët e zonës.

Dy turistët mësohet se janë gjetur në vendin e quajtur "Lugu i Valit".

Ata kishin humbur rrugën që prej mbrëmjes së djeshme duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. 

Turistët kishin kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë dhe menjëherë më pas u denoncua humbja e tyre.