Kurbin, pranga 30-vjeçarit për kultivim kanabisi, i sekuestrohet dhe një dorezë metalike në makinë
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 30-vjeçar për kultivim kanabisi. Në pranga ka rënë shtetasi Edison Çuni. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur "Bregu i lumit Mat”, në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", e kryer në bashkëpunim dhe " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

