Italia sekuestron mbi 1 ton kokainë me vlerë 225 mln euro në portin e Kalabrisë
1.1 ton kokainë është zbuluar në një kontejner me banane në Itali. Ka qenë skaneri që ka identifikuar lëndën narkotike në një kontejner me banane. Ekspertët shprehen se ajo ishte e një cilësie të pastër dhe se do të sillte 225 milionë euro përfitim.
1 ton e 126 kilogram kokainë janë zbuluar në portin Goia Tauro të Kalabrias në Itali. Sipas ekspertëve lënda narkotike nëse do të hidhej në treg do tu sillte një përfitim prej 225 milionë eurosh grupeve kriminale.
Gjithçka është zbuluar përmes një kontrolli në skaner të kontejnerëve që kishin mbërritur në port.
Fillimisht autoritetet kanë vlerësuar një raport risku për 2100 kontejnerë që kishin mbërritur nga Amerika Jugore dhe më pas kanë skanuar një numër të kufizuar të tyre.

Lënda narkotike ishte fshehur në arkat me banane të nisura nga Amerika Jugore.
Në deklaratën për mediat thuhet se operacioni u drejtua nga kryeprokurori i Antimafias së Reggio Calabrias Giovanni Bombardieri dhe nga prokurori Calogero Gaetano Paci.
Po ashtu bëhet e ditur se kokaina e konfiskuar klasifikohet e një cilësie të pastër dhe se do tu jepte mundësinë që të katërfshishonin sasinë pas përzierjes.

Duke se trafiku i kokainës përmes sasive të bananeve është konsideruar një rrugë e sigurt për trafikantët.
Kujtojmë se edhe në Shqipëri janë zbuluar dy herë sasi të konsiderueshme të kokainës dhe po ashtu në një rast u kap në Kosovë pasi kontejneri kishte zbarkuar në Durrës për të vazhduar më tej drejt kufirit.