Masakra e Tiananmenit nuk përkujtohet as në Hong-Kong, arrestohet aktivistja që organizonte aktivitete
Lëvizja për demokraci në Kinën komuniste të vitit 1989 u shtyp në sheshin Tiananmen me qindra e ndoshta mijëra kinezë të vrarë. Ngjarja nuk lejohet të përkujtohet në Kinë, por tashmë edhe në rajonin e Hong-Kongut ajo po tentohet të fshihet memorja.
Kina vazhdon ta censurojë ngjarjen e 4 qershorit 1989 në sheshin Tiananmen të Pekinit, ku ushtria zmbrapsi me dhunë e vrasje studentë e qytetarë që kërkonin reforma, demokraci, liri dhe llogaridhënie nga Partia Komuniste e kohës.
Ngjarja ndalohet të kujtohet në Kinë, por ndërsa i kishte premtuar liri dhe autonomi në vitin 1997, Pekini ndërhyri të premten për ta fshirë memorjen e asaj dite edhe në rajonin gjysmautonom të Hong-Kongut.
7 mijë policë kryen kontrolle në gjithë qytetin për persona që, sipas ligjit të propozuar nga Pekini, cenojnë sigurinë kombëtare.
Ndër të parat u arrestua në zyrën e saj një nga aktivistet që organizon përvit aktivitete për viktimat e 4 qershorit 1989.
Dendias: Greqia mbështet rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
4 Qershor, 12:53
Një 20-vjeçar u shoqërua po ashtu se po promovonte aktivitetin e sivjetëm, ndërsa zona ku zakonisht qytetarët ndiznin një qiri për të kaluarën, u bllokua nga forcat e rendit.
Amerika tha me kryediplomatin, Entoni Blinken, se “SHBA-ja kërkon prej qeverisë kineze të respektojë të drejtat universale të njeriut. Ne kujtojmë sakrificat të vrarëve 32 vite më parë dhe aktivistët e guximshëm që vijojnë përpjekjet pavarësisht represionit,” deklaroi Blinken.
Ndërsa Pekini reagoi me Ministrinë e Jashtme duke i kujtuar Uashingtonit të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme pasi edhe vetë ka probleme serioze me respektimin e të drejtave të njeriut.
Incidenti i 4 Qershorit u përkujtua, ndërkaq, në disa shtete, dhe disa banorë të Hong-Kongut protestuan para ambasadës kineze në Japoni.
"Është e vërtetë që nuk do të arrijmë gjë me protestën te ambasada. Por në Hong-Kong edhe këtë liri që kishim na e morën. Mendoj se protestat duhet t'i vazhdojmë jashtë, më mirë."

