Meta në Elbasan për festën e Shën Joan Vladimirit, ndez qiri për mbarësi

Presidenti Ilir Meta iu bashkua sot dhjetra besimtarëve të cilët sot janë mbledhur në fshatin Shijon të Elbasanit për të  kremtuar 4 Qershorin Festën e Shën Joan Vladimirit.

Si të gjithë besimtarët kreu i shtetit ndezi dhe një qiri për të uruar “Mbarësi”.

Presidenti pritet të japë dhe një deklaratë për median.

Shën Joan Vladimiri

Shën Joan Vladimiri ishte një prijës dhe më vonë shenjtor, që nderohet çdo 4 Qershor (22 Maj sipas kalendarit të vjetër Julian) në Shijon të Elbasanit, nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.