Vrasja për raki në Lushnje, mbetet në burg Sofokli Shani, i dënuar për vrasje në komunizëm
Gjykata e Lushnjes mbajti në qeli në masën arrest me burg 57-vjeçarin Sofokli Shani, që vrau me armë zjarri Irakli Qorrin dhe plagosi djalin e tij, ngjarje e ndodhur më 4 qershor në një lokal në fshatin Fier i Ri. Para togave të zeza, ai tha se krimin e kreu në gjendje të dehur.
Sofokli Shani, e fshehu fytyrën me bluzë kur u çua në Gjykatën e Lushnjes për tu përballur me drejtësinë për vrasjen me armë zjarri të Irakli Qorrit, 62 vjeç dhe plagosjen e djalin e tij 31 vjeçar Kejdin, pas një debati për një gotë alkool që lokalin e fshatit Fier i Ri.
Para drejtësisë doli i mbrojtur me avokat pa pagesë, ndërsa ra në sy mungesa e bashkëshortes dhe tre fëmijëve.
Në sallën e gjyqit, 57-vjeçari dhe deklaroi se krimin e kreu në një kohë kur ishte i papërgjegjshëm për shkak të pijes.
Gjithçka sipas tij ndodhi pas një debate të çastit pasi me familjen Qorri nuk ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa armën tha se e kishte ruajtur nga trazirat e vitit 1997.

Duke shfaqur edhe njëherë pendësë, kërkoi gjykim të shkurtuar.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi që 57-vjeçari do të qëndrojë në qeli me masën arrest me burg deri në fund të gjykimit.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 4 qershorit. Gjithçka nisi kur Sofokli Shano, 57-vjeçar, u përfshi në një debat me pronarin 62-vjeçar të lokalit për një gotë raki, debat i cili agravoi fillimisht në konflikt fizik.
Klienti goditi me karrige në kokë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij më pas reaguan duke dhunuar 57-vjeçarin, i cili i sulmoi me automatik.
57-vjeçari Sofokli Shani rezulton se ka qenë i dënuar për një vrasje.
Para viteve '90 kur, ai ishte 17 vjeç, ka vrarë me thikë shokun, krim për të cilin ka bërë 15 vite burg dhe është liruar në vitin 1992.


