Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, një makinë me uniformë policie brenda u gjet në Lushnje
Detaje të reja janë mësuar nga hetimet për atentatin ndaj Edison Begajt mbrëmjen e 29 majit në Vlorë. Një makinë dhe një uniformë policie e ngjashme me atë që mbante veshur autori i sulmit ndaj 38-vjeçarit janë tashmë në duart e grupit hetimor, pasi u gjetën në Lushnje disa orë pas ngjarjes në fshatin Kaninë.
Uniforma e ngjashme me atë të policisë që mbante veshur atentatori i Edison Begajt, mbrëmjen e 29 majit në derë të shtëpisë së tij në Kaninë të Vlorës dhe makina që dyshohet se përdori autori janë tashmë në duart e grupit hetimor.
Automjeti mjet tip “Mercedes Benz”, brenda të cilit ishte edhe uniforma e policisë u gjet i braktisur pranë lumit në fshatin Imshtë të Lushnjes.
Këto të dhëna kanë forcuar dyshimet se ato lidhen me atentatin ndaj 38-vjeçarit në Vlorë, ndaj që atë natë janë dërguar në Vlorë.
Aty mësohet se do ti nënshtrohen ekspertizës në kërkim të gjurmëve që mund të çojnë në zbulimin e personit që i përdori, çka më pas i jep mundësinë grupit hetimor të zbulojë nësë ai ka qenë i lidhur me sulmin me armë ndaj Edison Begajt.
Siç zbuluan kamerat e sigurisë, ai u sulmua nga një person i veshur me uniformë të ngjashme me atë të policisë dhe i maskuar me kapuç në sy të dy fëmijëve të mitur.
38-vjeçari u qëllua me pistoletë në pjesën e gjymtyrëve, duke mbetur i plagosur por pa rrezik për jetën, çka ka forcuar dyshimet se atentati kishte si qëllim ti dërgonte një mesazh kërcënues dhe jo vrasjen.
Ndërkohë pista kryesore e atentatit ndaj 38-vjeçarit të njohur si person me precedentë penalë është ajo e konfikteve.
Edison Behaj ka qenë i dënuar për trafik droge dhe ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit për pasurinë e tij.
