Pas tërmetit nëna 96 vjeçe jeton aty ku ka qenë kasolle lopësh: Sikur të më bëjnë shtëpinë, të mos të dal e vdekur këtej!

Kanë nxjerrë lopën e pulat dhe kanë hyrë vetë në atë kasolle.  Tërmeti i 26 nëntorit 2019 u ka dëmtuar pallatin.  Familja në fshatin Pjeshkë,  njësia administrative Rrashbull, Durrës, iu drejtuan emisionit “BOOM” në RTV Ora pasi nuk marrin bonus qiraje.

Pjesë e familjes është dhe nëna 96-vjeçare e cila thotë se i merret fryma aty, e ka hall që kur të vdesë, do ta nxjerrin nga aty.

"Ka qenë kasolle, kanë lënë pulat dhe lopën. Sikur të më bëjnë shtëpinë, do rehatohesha.  Të vdes rehat, mos të dal e vdekur këtej" i thotë ajo gazetares së BOOM.

I biri i saj jeton në kasollen tjetër ngjitur me bashkëshorten. 

Problematika u trajtua në emisionin "Boom" nga gazetarja Eriola Nasi.