Darzeza me halle/ Nuk mjafton shembja e urës, fshati po ngordh dhe për ujë
Si katër vite më parë, ushtria do t’i vijë në ndihmë banorëve të Darëzezës duke ndërtuar një urë të re provizore për t’i nxjerrë banorët nga izolimi.
Mëngjesin e së enjtes, 3 qershor 2021, shtetasi Luftar Panahori kaloi mbi urën e darëzezës me një kamion që kishte të lindur nga pas një kabinë plazhi dhe një vinç. Për shkak të peshës së rëndë, struktura u shemb, duke izoluar përkohsisht mbi 2000 banorë. Policia bëri me dije se Panahori është arrestuar nën akuzën e “shkatërrimit të rrugëve”.
Zyrtarët e emergjencave në Fier u shprehen se falë ndihmës së forcave të armatosura, ura do të jetë në funksion të banorëve Brenda pak ditësh.
Banorët që kanë më shumë se 24 orë të izoluar thotë se po i vështirësohet situata për të marrë shërbime edhe për urgjencat.
Për banorët shembja e urës nuk është i vetmi problem.
"Është izoluar. Nuk vete dot për një sëmundje duhet ta sjellësh me barela këtu. E dyta. Ne ngordhëm për ujë. Kush ka tokë ka harxhuar të paktën 150 mijë lekë për dynym. Ca po bën bashkia. Pse kryetari i bashkisë nuk duket të shikojë që është izoluar një fshat i tërë” thotë një fshatar.
Ura e Darëzezës ishte shembur edhe në vitin 2017 nga shirat e rrëmbyeshëm, ndërsa për urën provizore banorët kishin ngritur prej muajsh shqetësimin se ishte rrezik për ta.
