Aksident në Vlorë, makina përplas dy vajza të mitura pranë spitalit
Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e sotmë në afërsi të spitalit të Vlorës, ku dy vajza të mitura mbetën të plagosura.
Ora News mëson se ato janë përplasur nga një makinë tip "Opel" ndërsa po kalonin rrugën.
Ka qenë drejtuesi i makinës që më pas i ka transportuar në spital.
Vajzat të moshës 14 vjeçe ndodhen në urgjencën e spitalit. Njëra ka marrë plagë në kokë dhe është në gjendje më të rëndë, ndërsa vajza tjetër ka dëmtime më të lehta.
Në spital kanë mbërritur edhe familjarët e dy të miturave.
"Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

