Po kultivonin kanabis në një zonë pyjore, dy të arrestuar në Finiq

Goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë të Finiqit. Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë kultivuesit e bimëve narkotike, A. K., 53 vjeç dhe I. Xh, banues të dy në Delvinë.

"Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë". 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.