Vrasja afër Gjykatës së Tiranës/ Ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit, merret në pyetje gjyqtarja
Krimi në familje trondit Tiranën. Babai i vajzës ka vrarë me armë zjarri dhëndrin me të cilin vajza e tij ishte në proces gjyqësor për divorc.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” pikërisht në ambientet e një lokali tepër të njohur të zonës pranë Gjykatës së Tiranës.
Viktima është Kudret Salia, ndërsa është plagosur avokati, Ardiatik Cama. Nga informacionet e para viktima është goditur nga 4 plumba
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës për arrestimin e të dyshuarit si autor të krimit Mexhit Picari.
Çifti me tre fëmijë ishin në proces divorci dhe deri tani ishin bërë 5 seanca dhe sot ishte seanca e radhës.Krimi ka ndodhur para se të niste seanca gjyqësore e cila ishte planifikuar të niste në orën 12:00.
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi, informon se gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku e cila kishte në dorë dosjen e gjykimit po merret në pyetje.
