Shembi urën e Darëzezës, arrestohet shoferi i kamionit/Emri

Policia e Fierit ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit që shembi një ditë më parë (3 qershor) urën e Darëzezës për shkak te peshës së rëndë.

I arrestuari Luftar Panahori  52 vjeç, banues në Roskovec, akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi i rrugëve".

"Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën" thotë policia.

Ura u ndërtua në 2017 nga ushtria pasi ura e vjetër u shemb, ndërsa punimet nisën para zgjedhjeve por u ndërprenë pak ditë pas zgjedhjeve, ndërsa ura u la po në të njëjtën gjendje.

Janë rreth 2 mijë banorë të zonës që tanimë janë tërësisht të izoluar me pjesën tjetër.

Shembja e urës do t’i japë një goditje të madhe turizmit dhe bizneseve të zonës, pasi ishte e vetmja mundësi komunikimi për në bregdet.

Ndërtimi i urës së re tanimë është emergjencë për banorët e zonës, qoftë për urgjenca shëndetësore, por edhe për furnizimin me ushqime dhe për sezonin turistik që tanimë ka nisur.