Aksident te "Ali Demi", makina përplas 30-vjeçaren këmbësore

Një 30-vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”.

Mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe, e cila u dërgua ne spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.