Ambasadori Soreca: Ne mbështesin iniciativën për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
Ambasadori i Bashkimit Europia, Luigi Soreca, nga Gjirokastra është shprehur se lumi i Vjosës duhet të bëhet një Park Kombëtar, duke iu bashkuar dhe një herë zërave të shumtë vendor dhe ndërkombëtar për ruajtjen e lumit Vjosa.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka qenë i qartë teksa ka folur nga Gjirokastra për lumin e Vjosës dhe mundësinë e disa investimeve në të.
Soreca, i shoqëruar nga ambasadorja e Holandës dhe ajo e Austrisë ka thënë se Unioni Europian mbështet nismën që Vjosa të shpallet Park Kombëtar.
Soreca: Dje ne patëm një diskutim mjaft të frytshëm, jo vetëm me ekspertët por edhe me komunitetin që jeton në të gjithë zonën e lumit Vjosë, dhe ideja ka qenë si mund të kthehet kjo zonë në një Park Kombëtar. Dhe ne, në lidhje me këtë çështje e kemi mbështetur këtë iniciativë për ta kthyer Vjosën në një Park Kombëtar.
Zjarr në një banesë pranë Kopshtit Zoologjik
26 Maj, 17:04
Përfaqësuesi i BE në vendin tonë, ka thënë gjithashtu se për çdo projekt në lumin Vjosë duhet një konsultim i gjerë me të gjithë aktorët e përfshirë.
Soreca: Ne po e ndjekim këtë çështje nga afër me një vëmendje të posaçme dhe të veçantë, do ta vazhdojmë ta ndjekim atë dhe ja kemi bërë të qarta edhe qeverisë edhe autoriteteve që ajo që dëshirojmë ne është qe ne duam të shohim një konsultim të plotë me ekspertët e mjedisit por edhe me komunitetin e zonës.
Më herët iniciativën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar e kanë mbështetur edhe figura të rëndësishme nga vendi, por edhe nga bota dhe zyrtarë të Bashkimit Europian.

