Rrëzohet nga shkallët e hotelit në Sarandë, transportohet drejt Tiranës në gjendje të rëndë 47-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 15:35
Helikopteri i urgjencës mjekësore është detyruar të vijë në spitalin e Sarandës për herë të dytë sot.
E ndërsa në mëngjes helikopteri transportoi një pacient me infarkt, në mesditë helikopteri ka ardhur për të transportuar Pëllumb Keqaj, 47 vjeç, nga Ksamili.
Pëllumb Keqaj është aksidentuar duke u rrëzuar në shkallët e hotelit të tij.
Pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, ai është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

