Celibashi: Kanë nisur hetimet për falsifikim të materialit zgjedhor, korrupsionin, votim i dyfishtë
Komisioneri Ilirian Celibashi me anë të një postimi në Twitter ka dhënë një informacion mbi kërkesat e bëra nga partitët politike për zgjedhjet e 25 prillit.
Në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestim tëmaterialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë.
Celibashi informon se kanë nisur hetimet për falsifikim të materialit zgjedhor, rezultatet ezgjedhjeve, votimi më shumë se një herë dhe të gjitha shkeljet e tjera tëkonstatuara.
"Për zgjedhjet e 25 prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.
Për zgjedhjet 25 prill 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar…. Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.
Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore", shkruan Celibashi.
