Ministri gjerman: Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimin për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth me anë të një postimi në Twitter ka folur për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai shprehet se është koha e duhur që BE-ja të mbajë fjalën për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Është koha e duhur për Bashkimin Evropian për të mbajtur premtimet e saj për dy vendet.

Është koha e duhur për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropiane. Duhet të veprohet me vendosmëri tani," ka shkruar ai në Twitter.