Largohen “tregtarët” e rrugëve/ Aksion në akset nacionale për shembjen e tezgave ambulante
Të konsideruar si burim aksidentesh, Bashkia e Korçës ka nisur largimin e tregtarëve në rrugët kombëtare! Por ky vendim kundërshtohet nga ambulantët, kryesisht fermerë që shesin aty prodhimet stinës. Sipas tyre Bashkia po i lë pa bukë, në kohën kur nuk u ofron asnjë mundësi tjetër për punësim apo tregtim.
Tezgat buzë rrugëve nacionale të qarkut të Korçës po shemben konsiderohen burim aksidentesh.
Pas kërkesave të vazhdueshme të ARRSH e Policisë së Shtetit, Bashkia e Korçës ka ngritur të taks forcë që po largon tregtarët.
Por vendimi nuk është pritur mirë nga këta fermerët që në të shumtën e rasteve tregtojnë buzë rrugës prodhimet e stinës.
Thonë se bashkia dhe qeveria po ju heq bukën e gojës.
“Ne me keto jetojmë, jemi 7 frymë, punojmë për një vit të tërë për këto qepë për këto patate. Do të vdesim ne. Ne me këto jetojmë. Ia paguajmë taksat një nga një. “
Nga ana tjetër Prefekti i Qarkut Korçë Dhori Spirollari arsyeton se ky aksion nuk është i pari, por ndër vite nuk ka pasur një rezultat përfundimtar.
Ai thotë se ata bëhen shkak për aksidente rrugore.
Policia rrugore e ka shqetësim shitjen në akset nacionale.
Zgjidhje prefekti jep dy:
“Do krijojmë nga rruga, do krijojmë akse të përshtatshme.”
Akset me problematike nga prezenca e tregtarëve ambulantë buzë rrugës janë Korçë-Pogradec dhe Korçë-Devoll.
Ky urdhër është artikuluar disa javë më parë edhe nga vetë Kryeministri Rama.

