Shkarkimi i Metës/ Të premten raporti në Kuvend, më 3 qershor votimi
Socialistët nuk kanë arritur të përpilojnë një raport paraprak për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidentit, me argumentin se ju duhet më shumë kohë për të gjetur argumentat e duhur për të mbështetur kërkesën e 49 deputetëve të PS.
Por deri ditën e premte kur i përfundon mandati komisionit hetimor, Klotilda Bushka dhe Arlind Çarcani duhet ta kenë gati dokumentin përfundimtar.
Kryetari i komisionit Alket Hyseni u shpreh se raporti për shkarkimin e Presidentit duhet të votohet në seancën e radhës plenare, me 3 qershor.
Dje të majtët treguan se jo vetëm, janë të vendosur për ta larguar ish aletatin e tyre nga detyra e Kreut të Shtetit, por edhe paralajmëruan se disa nga deklaratat dhe qëndrimet e tij përbëjnë vepër penale dhe mund të përballet me burgun.
