Digjet një makinë pranë Kopshtit Zoologjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 17:04
Një makinë ka marrë flakë pranë Kopshtit Zoologjik në kryeqytet ditën e sotme.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News, zjarri ka shkrumbuar komplet makinën në rrugë.
Ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi duken në qiell.
Flakët janë shuar pasi kanë mbërritur zjarrfikësit, por nuk dihet ende shkaqet e këtij zjarri.
"Rreth orës 17:00, pranë Kopështit Botanik,dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetasi D.D, ku ka vetëm dëme materiale." - njofton policia.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


