Tiranë, gjendet i vetëvarur në banesë 37-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 15:51
Një person është gjendur u vetëvarur ditën e sotme në banesën e tij në Tiranë.
Shtetasi me iniciale A.D., 37 vjeç është gjetur i vdekur rreth orës 15:25, në rrugën “Besim Alla”.
"Rreth orës 15:25, në rrugën “Besim Alla” dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.D., rreth moshës 37 vjeç." - njofton policia.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


