Në kërkim të vrasësve të Everest Cakaj, policia kontrolle në Elbasan, një i shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 16:38
Policia e Elbasanit raportohet se po ushtron kontrolle në lagjen "Skënderbej" ku u vra Everest Caka.
Burimet bëjnë me dije se është shoqëruar një person, i cili besohet se mund të ketë dijeni mbi ngjarjes.
Everest Caka u vra mbrëmjen e 11 majit në një atentat mafioz në sy të bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur.
Autorët u larguan nga vendngjarja dhe deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar në pranga.
Hetimet për këtë rast janë edhe më komplekse.
Pistat shtrihen nga konfliktet e së shkuarës të viktimës deri tek përplasjet mes bandave për drogën.





