Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë 40-vjeçari i dënuar nga gjykata italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 14:04
Policia e Vlorës në bashkëpunim me INTERPOL Tirana ka vënë në pranga një 40 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të bluve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur" dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
