LSI padit KAS në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin zgjedhor të Beratit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve për qarkun e Beratit të datës 21 maj ku është vendosur ndryshimi i vendimit të datës 4 maj të KQZ dhe miratimi i tabelës përmbledhëse të rezultatit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit për votat e subjekteve zgjedhore dhe dy kutive të votimit për votat e kandidatëve të kërkuara nga LSI.
Po kështu LSI kundërshton rrëzimin e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qendrat e votimit numër 3445, 3431 dhe 3318 të qarkut Berat për shkak se konsiderohet 'gjë e gjykuar' në kërkesën ankimore të subjektit ankimues LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Rinumërimi i 114 kutive të kërkuara nga LSI në Berat ngushtuan me 19 vota diferencën mes PS dhe LSI, të pamjaftueshme për të kaluar mandat parlamentar nga njëra forcë te tjetra.
Tiranë, gjendet i vetëvarur në banesë 37-vjeçari
26 Maj, 15:51
Përfundimi i rinumërimit kthjelloi tabelën e rezultatit por jo qëndrimet politike. Menjëherë pasi kutitë u rimbollën, erdhën edhe akuzat. PD shkoi tej akuzave politike duke folur për kërcënim të vëzhguesve të saj nga socialistët.
”Joana Melengu kërcënoi vëzhguesen e PD. U kap në 20 prill duke shpërndarë ndihma nga rezervat e shtetit”, deklaroi avokati i PD, Marash Logu.


