Mjekja: Po bëjmë përpjekje për të marrë vaksina nëpërmjet donacioneve, Shqipëria e ka kaluar rrezikun

Aurora Meta Dollenberg, mjeke dhe Kryetare e mjekëve  të Shqipërisë, në Europë, shprehet se institucionet përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës, po bëjnë përpjekje për të përfituar vaksinat në formë donacioni.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazataren Siklajda Shorja, Dollenberg, fokusi në mbledhjen virtuale që u zhvillua të hënën e kësaj jave, ishte Kosova, pasi sipas vaksinimi i popullsisë është shumë i ulët.

“Ditën e hënë  u mblodhën në një tryezë virtuale, ku ishin të ftuara Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, si dhe pala diplomatike e Norvegjisë dhe të shtetit gjerman dhe patëm mundësi, që ne si ekspertë të fushës , pra mjekët në bashkëpunim institucionet përkatëse të koordinojmë hapat që mund të  ndjekim për të marrë vaksinat në formë donacioni. Bëhet fjalë edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën.

Fokusi ishte te Kosova duke qenë se  përqindja e të vaksinuarve është shumë mbrapa. Ekziston një skemë që  OBSH klasifikon vendet në fazën në të cilat ato ndodhen në procesin e vaksinimit. Deri më tani në Kosovës, është vaksinuar vetëm 3% e personelit mjekësor. Në Shqipëri kjo shifër është deri në 9%.

Nuk jemi më  në zonën e rrezikut. Fazën e parë e kemi kaluar ndërsa Kosova jo. Duhet të kemi të vaksinuar rreth 20% të popullatës. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, është duke u përpjekur që të përfitojë nga këto donacione."