Fshati turistik i Funarit i harruar nga fondet e bashkisë Elbasan
Kjo rrugë nuk të çon në zona të pabanuara, por në një nga 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë.
Pavarësisht se është përfshirë prej dy vitesh në programin e zhvillimit 100 fshatrat turistikë, Funari nuk ka njohur asnjë investim.
Me qëllim për të tërhequr sa më shumë vizitorë për të disatën herë aty është organizuar “Funar Fest”.
Banorët e zonës thonë se mungesa e investimeve në infrastrukturë ka krijuar mjaft probleme për zonën, e cila gjendet rreth 23 kilometra nga Elbasani.
"Infrastruktura është problem, nuk është rruga e mirë," thotë një banor.
"Ka probleme me rrugën, se kështu është zonë shumë e bukur," thotë një banore.
"Na pengon shumë rruga," thotë banorja.
Të tjerë shprehen se fshati po boshatiset.
"Njerëzit largohen për fëmijët, për shkollat dhe për të gjitha gjërat. Unë jam larguar vetë, kam ikur në Elbasan vetëm për rrugë që s'kemi," thotë qytetari.
"Është zonë shumë e varfër edhe të rinjtë kanë ikur, por përsëri nuk investojnë," thotë një i moshuar.
Bashkia e Elbasanit thotë se është duke lobuar për fonde për infrastrukturë por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete
