Zgjedhjet e 25 Prillit/ Durrësi e Shkodra në “dorën” e KAS

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që të shpallë të pavlefshëm rezultatin në qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës.

Përfaqësuesi i PD në KQZ paraqitit pretendimin se në Durrës, PS ka blerë votat e qytetarëve, madje i ka paraqitur 5 anëtarëve edhe një liste me 300 emra që sipas opozitës kanë shitur votën e tyre.

Pas kërkesës së PD për të marrë në shqyrtimin të dhënat e kryqëzuara, Ledio Braho dhe Elvis Cefa i kërkuan administratës raportin e pajisjes për Durrësit.

Por me shumicë votash KAS refuzon për të 4 herë radhazi demokratët për të marrë informacion shtesë nga institucionet e tjera.

Të njëjëtin vendim KAS mori edhe për ankimimin e PD për qarkun e Shkodrës.

Për Gjirokastrën, Beratin dhe Vlorën KAS-i nuk pranoi që të përsëriten zgjedhjet ndërsa hapi 114 kuti në Berat, edhe pse procesi i rinumërimit nuk solli ndryshim në rezultat duke e lënë LSI pa mandat.

Partia e Monika Kryemadhit ka kërkuar edhe hapjen e kutive të Durrësit për të marrë mandatin e parë në këtë qark, pasi 136 vota e penalizuan me 25 prill.