Gomonia me 577 kg kanabis në Vlorë, 2 të arrestuarit me precedent të mëparshëm penal
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 09:32
Dy nga peronat e arrestuar nga policia në lidhje me ndalimin e 577 kg kanabisi ditën e djeshme, më 23 maj në Karaburun të Vlorës nuk janë emra të panjohur për uniformat blu.
Mandi Begaj është arrestuar më 16 shtator 2017 në zonën e "Ujit të ftohtë" pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Në vitin 2011 Ëngjellush Mukaj është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Mbrëmjen se së dielës, 23 maj policia kapi në gjirin e Arushën, në Karaburun të Vlorës një gomone me 577 kg kanabis që kishte si destinacion Italinë.
Gomonia është 9 metra e gjatë me 2 x 350 kf motora.
Ajo u pikas nga blutë në brigjet e Vlorës.

