Shpërthim me tritol pranë një banese në Shijak
Shpërthimi i një lëndë plasese e cila dyshohet tritol ka ndodhur mbrëmjen e se dielës, 23 maj, në banesën e shtetasit me iniciale O.V 36 vjeç, në Shijak. Sipas policisë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
"Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen" Kodra", Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale."- njofton policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.
Ndërkohë policia bën me dije se po vijon krehja e zonës.
Ndërkohë Ora News mëson se polici po merr në pyetje familjarët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
