Familja në vështirësi ekonomike: Shteti të më ndihmojë, katër persona jetojmë me 4500 lekë
Sabri Vrioni nga Vora apelon institucionet ta ndihmojnë pasi jeton në kushte të vështira ekonomike dhe në nëj shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i 2019.Kushtet në të cilat jeton nuk janë as minimalet ndaj dhe bën thirrje për ndihmë.
Familja prej 4 pjestarësh e Sabri Vrionit, në Vorë, prej vitesh jeton në kushte të vështira ekonomike.
Të ardhurat e vetme janë 4800 lekë të asistencës.
"Me 48 mijë lekë të vjetra vetë i katërt a do të paguaj dritat, kamatvonesën, a do të blej bukën e kalamajve, bukën që do të hamë të gjithë".
Sabriu, 55 vjeç, si kryefamiljar nuk mund të punojë për shkak të problemeve shëndetësore.
"Vuaj me zemrën, me tension, diabet, me ftohje të vjetër, dizenteri. Nusja është me tension të ulët, nuk është në punë. E kam çuar tre herë në punë, dy herë i ka rënë tensioni. Dy herë e kanë çuar në ambulancë, herën e tretë ka kanë sjellë te shtëpia. Nuk e mban njeri në punë".
Thotë se nuk mund tu plotësojë as kërkesat minimale
"Vështirë, të paktën të kemi bukën."
Kjo familje, jeton në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.
