Vetëvrasje jo vrasje, policia sqaron ngjarjen në Elbasan: I moshuari preu damarët me thikë dhe u hodh nga pallati

Nuk është vrasje por një akt i pastër vetëvrasje me dy seri. 

Viktima në Elbasan, trupi i pajetë i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm (23 maj) në anë të rrugës në lagjen "Vullnetari" është vetëvrarë sipas policisë, duke hedhur poshtë hamendësimet paraprake se ai mund të ishte vrarë me sende të forta diku tjetër dhe më pas ishte hedhur në rrugë.

Policia gjithashtu ka bërë  identifikimin e viktimës. Bëhet fjalë  për Ramazan Kupin, 69 vjeç.

"Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte" sqaroi policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.