Arrestimi i Seit Manahasas/ 2 persona u morën peng për 20 mije euro

Seit Manahasa është arrestuar nga forcat e repartit RENEA  pasi dyshohet se për një periudhe kohe ka marrë peng dhe dhunuar 2 persona.

Pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, policia ka organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua Seit Manahasa, 38 vjeç banues në Peqin dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Seit Manahasa  dhe shtetasi K.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Kush është Seit Manahasa

Manahasa nuk është një njeri i panjohur për policinë pasi ai dhe babai i tij Albert Manahasa janë arrestuar një vit më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Në biznesin e tyre u gjet edhe arma e krimi.

Megjithatë, në dhjetor të 2020, babë e bir u lanë të lirë dhe çështja ndaj tyre u pushua. Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan në 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.

Pas disa muajsh hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e kishte hedhur një person i paidentifikuar. Në disa pamje filmike, një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën. Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korrik pranë pallatit të tij.