Basha refuzon stërvitjen, Meta dhe Yuri Kim bashkë në ekspozimin e trupave të NATO-s

"Defender Europe 2021" është zhvendosur këtë të dielë në Tiranë në sheshin "Nënë Tereza". Të pranishëm ishin presidenti Meta, kryeministri Rama dhe ambasadorja amerikane Kim, ndërsa megjithëse kishte ftesë, kryedemokrati Basha nuk mori pjesë.   Stërvitjet e përbashkëta mes dy fuqive ushtarake u ndoqen me hsuëm interes edhe nga qytetarët të thjeshtë.

Sheshi "Nënë Tereza" u kthye një një pikë stërvitore e përbashkët për forcat ushtarake amerikane dhe ato shqiptare.

Në kuadër të stërvitjes "Defender Europe 2021" për publikun u ekspozuan armët, pajisjet luftarake dhe autoblindat.

Ndonëse ushtritë u bënë baskë me politikanët nuk ndodhi e njëjta gjë.  Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim të paktën për këtë të dielë i lanë mënjanë përplasjet duke shtrënguar duart.

Por nuk u pa një përshëndetje mes kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Shtetit. Po ashtu dhe kryetari i PD, Lulzim Basha nuk mori pjesë në aktivitet, edhe pse ai kishte ftesë.

Në fjalën përshëndetëse, liderët politik të shtetit dhe ambasadorja amerikane treguan rëndësisnë e kësaj stërvitje dhe vijimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve.

Interesi i qytetarëve ishte i lartë, e mes tyre kishte shumë fëmijë, kuriozË më së shumti për stërvitjet.

Pamja e qytetit nuk i trembi, përkundrazi, thanë se ndiheshin më të sigurt.

Gjatë ceremonisë, forcat ushtarake të NATO-s dhe  ato shqiptare treguan forcën duke demostruar reagimet në situata të ndryshme, që nga ndërhyrja nga ajri.

Çlirimi i godinave të marra peng nga agresori e deri te ushtrimet karate dhe judo.

Tirana ishte baza e tretë stërvitore e "Defender 2021", pas Vlorës dhe Durrësit.