NATO tregon forcën në Tiranë, demonstrime nga toka dhe ajri

Trupat amerikane dhe ato shqiptare nuk kanë ekspozuar vetëm armët për ndërhyrje në raste rreziku apo misione paqëruajtëse. Në sheshin "Nënë Tereza" ata demonstruan shpejtësinë për të reaguar.

Tensionet politike janë shuar sado pak kur ambasadorja Yuri Kim ka shtrënguar duart me presidentin Meta. Kryediplomatja amerikane në fjalën e saj vuri theksin te mbështetja për Shqipërinë.

Presidenti Meta në përshëndetje të trupave ka sjellë në vëmendje profesionalizmin e treguar nga forcat shqiptare.

Në mesazhin e tij kryeministri Rama shprehu jo vetëm rritjen e kapaciteteve por po ashtu dhe angazhimin e Ambasadores.

Ekzpozimi i helikopterit apo dhe i mjeteve të tjera ka bërë kurioz jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

NATO tregon forcën në Tiranë, demonstrime nga toka dhe ajri

NATO tregon forcën në Tiranë, demonstrime nga toka dhe ajri