Shqipëria në finalen e Eurosong, Duraj: Kemi pritshmëri të larta me performancën e arrirë të Peristerit

Kryetari i Delegacionit të Eurosong, Kleart Duraj në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News u shpreh se pavarësisht situatës pandemike që nuk ka kaluar, festivali më i madh i këngës Eurosong arriti të zhvillohet.

Zoti Duraj tha se kushtet janë specifike dhe ka pasur kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që mos ketë probleme për pjesëmarrësit.

Duraj: "Kjo ngjarje ka të veçantë faktin që po zhvillohet pavarësisht se pandemia është ende prezente. Organizatorët dhe media holandeze, së bashku me gjithë mediet publike bënë përpjekjet maksimale që të zhvillohet eventi më i madh muzikor i vitit. Jo vetëm kaq, por bënë të mundur që të ketë prezencë të 3500 fansave në sallë. Pandemia ka ndikuar edhe në këtë evend. Kushtet janë shumë specifike dhe ka kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që mos ketë probleme për pjesëmarrësit. "

Zoti Duraj tha se me performancën e saj Anxhela Peristeri ka arritur të bëjë për vete fansat, medien si dhe produksionin.

Duraj: "Ky proces ka qenë shumë i ngarkuar dhe kështu është çdo vit. Është një proces shumë i gjatë i cili fillon që pas përfundimit të Festivalit të Këngës në Shqipëri. Është një proces shumë kompleks. Shqipëria këtë radhë ka kaluar në finale dhe kjo është një arritje e madhe. Anxhela Peristeri me performanëcn e saj ka arritur të bëjë për vete fansat, media, produksionin të cilët kanë reaguar pozitivisht."

Pritshmëritë e Shqipërisë në këtë festival janë të larta, pasi Peristeri arriti të realizonte një performancë të arrirë sipas zotit Duraj.

Gashi: "Pritshmëritë janë shumë të larta për faktin që Peristeri ka bërë një performancë shumë të arrirë. Kjo është një garë e hapur dhe Anxhela konkurron për të arritur një vend sa më të denjë për Shqipërinë."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuliana Zhuleku