"Eduko djalin, mos ma vrit fëmijërinë!" Marshim kundër abuzimeve seksuale, kërkohet dënim kapital

Pas Mirditës radhën e kishte kryeqyteti. Me dhjetëra qytetarë, mes tyre shumë të rinj dhe të reja,  marshuan sot në Tiranë në formë proteste kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave.

Gjithçka mori shkas nga skandali me të miturën nga Mirdita që ra pre e abuzimit seksual nga 5 persona.

Me thirrjet "Mos hesht po raporto", "Mos ma vrit fëmijërinë" dhe "Dënim i përjetshëm" ata përcollën mesazhe kundër abuzimit të të miturve.

"Eduko djalin, mos ma vrit fëmijërinë!" Marshim

Psikologia e njohur, Denada Toçe, tha për Ora News se po prodhojmë një shoqëri të dhunës dhe modele krimi, ndaj sipas saj kemi situata të tilla të ngjashme me vitet '90-të.

"Është shumë e rëndë, prandaj kemi ardhur në protestë. Nuk është prekur vetëm vajza në fjalë, janë prekur të gjithë adoleshentët e asaj moshe, të miturit, motrat dhe vajzat tona. Dhuna është e patolerueshme në të gjitha nivelet e saj. Është koha ta denoncojnë dhe të tregojnë se jeta e tyre vlen më shumë sesa cdo lloj frike dhe kërcënimi".

"Eduko djalin, mos ma vrit fëmijërinë!" Marshim

Marshimi nisi në sheshin "Skënderbej" rreth orë 12:30, u zhvendos para drejtorisë së policisë Tiranë ku qëndruan për disa minuta dhe më pas u mbyll sërish në sheshin "Skënderbej" ku kishte nisur.

"Eduko djalin, mos ma vrit fëmijërinë!" Marshim