Vjedhin arkën e kishës së Shën Gjergjit, autorët dyshohet se tentuan të vjedhin dhe një kishë tjetër
Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit ka rënë pre e vjedhjes.
At Refael Rredhi tregon autorët hynë nga një dritare, pasi kishin dështuar të hapin derën. Brenda objektit të kultit kanë thyer arkën e qirinjve për vetëm 2000 lek të reja.
Policia e Fierit i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier të shtunën, 22 maj, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës.Persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.
Hajdutët, po shteti
Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë është monument kulture e kategorisë së parë dhe ka potenciale për tu shndërruar në një atraksion edhe për turistët. Por objekti i kultit nuk e ka pasur vëmendjen e punonjësve të institucioneve të trashgimisë, aq sa të hajdutëve.
Gjithashtu, brenda një nate, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.
Aty nuk kanë arritur të marrin para, ndaj e kanë shfryrë zemërimin duke shkatërruar.
Kisha e “Shën Nikollës” Vanaj i përket një tipi bazilikal mjaft të përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë shek. 18-19.
Kisha u ndërtua në vitin 1777 dhe u pikturua me 1795 nga vëllezerit grabovare Gjergji dhe Joani, të cilet kanë ushtruar një veprimtari të dendur në krahinën e Myzeqesë.

