E rëndë në Itali, shkëputet kabina e teleferikut, humbin jetën 13 persona, plagosen rëndë 2 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku 13 persona kanë humbur jetën pasi një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Ngjarja tragjike  ka ndodhur mesditën e sotme në provincën Verbania-Cusio-Ossola.

Sipas mediave italiane se si pasojë janë plagosur edhe dy fëmijë të moshës nëntë dhe pesë vjeç, të cilët u dërguan në spitalin e Torinos.

Mësohet se 5-vjeçari ka traumë e shumë fraktura në gjoks e gjymtyrë, ndërkohë 9-vjeçari  është shumë rëndë, i intubuar e traumë në kokë.

Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.