Greqia hap kufirin edhe në Kakavijë për punëtorët sezonalë, ja si mund të kalohet

Greqia ka  hapur  kufirin  edhe në  Kakavijë .

Shteti  fqinj  lejon hyrjen në kufijtë e saj të punëtorëve sezonalë që iu ka dalë emri në Kakavijë.

Po ashtu, lejon qytetarët grekë; qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi dhe bashkëshortët e huaj të qytetarëve grekë.

Këta të fundit duhet të jenë të pajisur me certifikatë martesore ose çdo lloj dokumenti që vërteton martesën.

Bëhet fjalë vetëm për bashkëshortët e qytetarëve grekë, jo të atyre me leje qëndrimi.

Po ashtu lejohen qytetarët me vërtetim blu (Blu veveosi).

Këto qytetarë duhet të dërgojnë e-mail tek Ambasada Greke në Tiranë.

Ndërkohë, nuk lejohen të hyjnë në Greqi nga Kakavja, qytetarë shqiptarë me 90 ditore; turistët shqiptarë me pasaportë; qytetarë me pasaporta dhe leje qëndrimi nga shtete të tjera të Bashkimit Europian ose nga vendet e treta. Vendimi është i  përkohshëm ndërsa  priten  vendime të tjera  .

Personat që kthehen nga Shqipëria  në Greqi, duhet të plotësojnë PLF disa ditë para ditës së udhëtimit.

Për shkak të numrit të kufizuar të personave që kalojnë në Kakavijë, 400 veta në ditë, numri i PLF të disponueshëm është i kufizuar , pra 400 në ditë dhe nuk duhet lënë në momentin e fundit. PA PLF nuk lejohet asnjeri të futet ne  Greqi.