"Arrest shtëpie" për këngëtarin Aleksandër Gjoka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2021, 15:09
Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka do të qëndrojë në "arrest shtëpie". Masa e sigurisë ndaj tij u vendos sot nga Gjykata e Tiranës, 23 maj.
Gjoka u arrestuar nga policia e kryeqytetit mëngjesin e 22 majit 2021.
Ndërsa po lëvizte më makinën e tij në zonën e Saukut drejt Komunës së Parisit, ka humbur kontrollin duke u përplasur më një bordurë.
Policia është njoftuar për aksidentin dhe pasi shërbimet kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se shoferi i mjetit ishte këngëtari Gjoka.
Siç pretendon policia drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka pësuar disa fraktuara në trup. Pas ndihmës së parë që i është dhënë, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

