“Defender 21", Rama heq video-live kur Meta mban fjalimin, Presidenti jo


Për herë të dytë në një ceremoni shtetërore, kryeministri Edi Rama ka përfunduar video-live në Facebook kur presidenti Ilir Meta u bë gati për të mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e nga “Defender 21" në sheshin “Nënë Tereza”.

Rama mbajti hapur video-live që nga nisja e ceremonisë e deri tek përfundimi i fjalimit të tij.

“Defender 21", Rama heq video-live kur Meta mban fjalimin, Presidenti

Ndërkohë Meta e përcolli fjalimin e tij përmes faqes zyrtare në facebook, që ndryshe nga Rama e transmetoi të plotë aktivitetin edhe me fjalimin e kryeministrit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti tha se mbështetja dhe këmbimi i eksperiencës me forcat e SHBA do i shërbejë rritjes së aftësive të mbrojtjes në të ardhmen.

“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve. E nderuar zonjë ambasadore. I nderuar shef i shtabit të përgjithshëm dhe drejtues të lartë ushtarakë. Është kënaqësi për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shenjtores së madhe “Nënë Tereza” për të demonstruar aftësitë dhe kapacitete ushtarake të stërvitjes së madhe ushtarake në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe përtej tij.

Operacionet trajnuese kanë qenë të suksesshme. Do doja të vlerësoja nismën. Mbështetja dhe këmbimi i eksperiencës me forcat e SHBA do I shërbejnë rritjes së aftësive të mbrojtjes në të ardhmen. Kam bindjen që edhe pjesa e mbetur e stërvitjes do vazhdojë të jetë e suksesshëm. Shpreh falenderimet për kontributin e SHBA dhe vendeve të tjera që zgjodhën vendin tonë. Si një vend anëtar i NATO-s jemi të vlerësuar”, deklaroi Meta.